Pas tërheqjes së Qazim Sejdinit, Endri Fuga zbulon kush do të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit

Pas tërheqjes së Qazim Sejdinit, Endri Fuga zbulon kush do të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit
Pas konfirmimit se Qazim Sejdini nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në Elbasan, duket se PS e ka gjetur pasuesin e tij.

Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka komentuar se Prefektin aktual, Gledian Llatja, mund të vendoset në krye të Elbasanit gjatë zgjedhjeve të qershorit.

Një takim i Llatjas me zv.ministren e Brendshme Romina Kuko është postuar nga Fuga në Tëitter me një shënim.

“I sigurtë se gjatë 2019 dhe viteve në vazhdim Glediani do të japë shumë për Elbasanin që duam” – shkruan Fuga.

Edhe më parë emri i prefektit aktual të qarkut është komentuar si potencial për të garuar në zgjedhjet e qershorit. Megjithatë zyrtarizimi i listës pritet të ndodhë në prag të fushatës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/