Pas qëndrimit mbi Unazën e Re, Rama: Meta drejtuesi më serioz i opozitës, qeverinë e urren njësoj si ata

Pas qëndrimit mbi Unazën e Re, Rama: Meta drejtuesi më serioz i opozitës, qeverinë e urren njësoj si ata
Kryeministri Edi Rama reagoi pak momente pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për projektin e Unazës së Re, duke kërkuar anulimin e tij.

Në profilin e tij zyrtar Twitter, Kryeministri Edi Rama tha se Presidenti Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, pasi po e lexuar Kushtetutën njësoj si edhe ata, sikurse shtoi se edhe urretjen ndaj qeverisë e ka njësoj.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e daljes.”

Reagimi i Ramës erdhi pak orë pasi Presidenti Meta e konsideroi me shkelje të shumta projektin, aq të debatueshëm, që ngjalli edhe protesta të shumta të banorëve, të cilat vazhdojnë ende.

Prokuroria është duke kryer hetime mbi këtë çështje, pas skandalit të falsifikimit të dokumenteve për tenderin që u shpall fitues, edhe pse ky tender pas denoncimit u anulua më vonë.