Partitë kryesore ndajnë KZAZ-të, edhe LSI do të ketë një anëtar

Partitë kryesore ndajnë KZAZ-të, edhe LSI do të ketë një anëtar
Socialistët dhe demokratët do të ndajnë mes tyre anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndërsa  nga partitë e tjera parlamentare vetëm LSI do të ketë një anëtar në komisionet që do të administrojnë zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Dy partitë e mëdha do të ndajnë mes tyre edhe anëtarin e shtatë të KZAZ-ve.

Në shortin e hedhur në mbledhjen e komisionit u vendos që Partia Socialiste të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek. /l.k./

Foto Google