Opozita proteston me banorët e Paskuqanit, vlonjatët "i presin" biletën Ramës vetëm vajtje

Opozita proteston me banorët e Paskuqanit, vlonjatët "i presin" biletën Ramës vetëm vajtje
Opozita ka organizuar ditën e sotme dy protesta në Paskuqan dhe Vlorë kundër qeverisë.

Të mbështetur nga Partia Demokratike, ata kanë çelur dy vatra të reja proteste ku kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve.

Protestuesit e Paskuqanit kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste kundër qeverisë si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Në të njëjtën kohë dhe në Vlorë qytetarë të shumtë janë ngritur në protestë, duke bllokuar rrugën në zonën e quajtur Skele.

Duke i ironizuar dhe kompaninë më të re ajrore, “Air Albania”, ata i kanë bërë dhe një dhuratë, një biletë vetëm vajtje.

/f.ç/Albanian Free Press Online/