Neymar, dy ditë duke qarë pas dëmtimit

Neymar, dy ditë duke qarë pas dëmtimit
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, zbuloi se "qëndroi dy ditë në shtëpi, duke qarë pas dëmtimit".

Neymar, futbollisti më i kushtueshëm në botë, u dëmtua gjatë një ndeshje të PSG kundër Strasburg, duke bërë që të mungojë në ndeshjet e Champions, kundër Manchester United.

PSG u shpreh se vetëm një mrekulli mund ta rikthejë Neymar, për ndeshjen e kthimit me United, në fillim të marsit, por megjithatë, fitorja 2-0 në "Old Trafford" jep shanse të madhe parisienëve për të prekur çerekfinalet, kohë kur Neymar mendohet se do të rikthehet.

Është përcaktuar se duhen të paktën dy muaj, që Neymar të rikuperohet.