
Kjo është fotografia e parë e aeroplanit të rrëzuar të Emiliano Sala në shtratin e Kanalit që lidh Francën me Anglinë (foto kryesore). Imazhi i rrënojave u publikua nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, e cila gjithashtu zbuloi se trupi i Sala ose i pilotit të tij David Ibbotson është në bord. Operacioni për të rimarrë aeroplanin e rrëzuar dhe personin që ndodhet në bord u anulua sot prej motit të keq.
Avioni u gjet nga një anije kërkimi detar, e paguar nga familja Sala dhe miqtë e tij.
Tani po shqyrtohen hapat e ardhshëm, në konsultim me familjet e pilotit dhe pasagjerit, si dhe policisë. Familja dhe miqtë e sulmuesit paguan 15 milionë paund. Bashkë edhe me familjen e pilotit, David Ibbotson, ata po presin me ankth që të gjendet të paktën trupat. Babai i heshtur i Sala, Horacio, i cili nuk i është bashkuar ish- bashkëshortes, djalit dhe vajzës së tij në Britani, por u tha gazetarëve në qytetin argjentinas të Progresos, pas lajmit: “Nuk mund ta besoj ....kjo është një ëndërr...një ëndërr e keqe .. Unë jam i dëshpëruar”.