Napoli-Juventus/Policia në alarm, të gjitha biletat të shitura

Napoli-Juventus/Policia në alarm, të gjitha biletat të shitura
Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, pritet të jetë titullar ndaj Juventus në krye-ndeshjen e fundjavës për Seria A, ndaj Napolit. Shihet si shansi i fundit që Napoli të rihapë garën, pasi Juve ndodhet pas javës së 25-të plot 13 pikë para në renditje. Ndeshja që do të luhet të dielën ka ndezur kampionatin, pasi masat e autoritete do të jenë maksimale, duke qenë se biletat janë shitur të gjitha.

Por rivaliteti mes dy tifozerive, që do të jenë të pranishëm në stadiumin “San Paolo”, në një turmë që mund të shkojë në 60 mijë tifozë, e mund të degjenerojë në dhunë e rrëmuja. Për këtë ndeshje do të jenë në gatishmëri më shumë se 800 forca policie shtesë sikurse stadiumi do të jenë në vëzhgim që prej mbrëmjes të së shtunës për të parandaluar futjen e sendeve të forta.