Mjekja infeksioniste, Najada Çomo: Këshillat për gripin që ka “pushtuar” vendin

Mjekja infeksioniste, Najada Çomo: Këshillat për gripin që ka “pushtuar” vendin
INTERVISTË/ Flet me gazetën “Albanian Free Press”, mjekja infeksioniste, prof. Najada Çomo

Mjekja infeksioniste prof. Najada Çomo tregon se vendet e frekuentuara janë ato të cilët mbartin edhe rrezikun më të madh për të marrë viruset. Sipas saj, mënyra më e mirë për qytetaret që të mbrohen nga gripi sezonal, është të shmangin vendet e frekuentuara nga shumë njerëz si dhe paraqitjen në spital kur gjendja e tyre është e rënduar. Çoma tha se gratë shtatzënë dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të kenë një kujdes të veçantë

Gripi është sëmundje sezonale, ka filluar rreth ditëve të para të muajit janar dhe është një sëmundje sezonale që zgjat në një periudhë tre mujore. Lokalet janë vendet ku mbledhja e njerëzve është më e lartë dhe bëhet kalimi përmes rrugëve ajrore. Gripi ndodh vetëm një herë në sezon.

Sa i takon rasteve, në urgjencën e Spitalit Infektiv janë deri në 100 raste në ditë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Shenja është temperatura, nëse kalon dita e pestë dhe temperatura vazhdon atëherë ka një rëndesë të situatës së gripit dhe kërkon konsulta më specifike mjekësore.

 

Kush janë më të prekur nga gripi?

Dy ekstremet janë ato që preken më shumë nga gripi, moshat e vogla dhe ato të moshuara. Mund të marrim virusin e fruthit përmes ajrit dhe atë të gripit. Fruthi trajtohet si një sëmundje që nëse ka komplikacione mbahet në mbikëqyrje bëhet vëzhgimi, nëse duhet vaksinimi.

 

Sa për qind e popullatës kanë bërë vaksinën?

Ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, astma bronkiale, janë më sensibël për të vuajtur nga gripi. Koha ideale për t’u vaksinuar kundër gripit është nëntori. Nuk ka vit që nuk ka grip. Nëse ti je vaksinuar vitin e kaluar, je vaksinuar vetëm për atë periudhë. Një person që është shëndetshëm dhe nuk është ekspozuar nuk është nevojshme bërja e vaksinës. Marr shkas për t’ju bërë thirrje që kur shoqëroni një person të sëmurë, nuk duhet ta shoqërojnë shumë persona, sepse duke e shoqëruar ekspozohesh vetë. Kjo ka vlerë të madhe që ul transmetimin nga njeriu i sëmurë te ai i shëndetshëm.

 

Çfarë virusi po qarkullon?

Virusi që ka shkaktuar pandeminë në vitin 2009, është AH1N1, ndërsa këtë herë nga rezultatet laboratorike në popullatë rezulton që kemi të bëjmë me grip sezonal. Nuk duhet anashkaluar, është një sëmundje nga e cila kemi pasur edhe vdekje. Dhe mendoj që vdekja e tyre ka ardhur nga insuficensa respiratorike. Në numër dhe shifra mund të duket pak për ne është shumë e lartë. Edhe gratë që janë shtatzënë rrezikojnë shumë, kemi pasur një rast shumë të rënduar. Një grua në muajin e tetë, në sajë të punës sonë ajo grua dhe fëmija e saj janë mirë tani.

 

A është në kohë sërish popullata për të bërë vaksinën?

Po. Përsëri janë në kohë ata persona me rrezik dhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe që nuk janë prekur nga gripi, mund të vaksinohen.