Mjaltë dhe kos kundër akneve

Mjaltë dhe kos kundër akneve
Duke kombinuar mjaltin dhe kosin do të përfitoni një përbërje e cila e bën lëkurën tuaj të hidratuar, pastron poret nga yndyra dhe zvogëlon skuqjen e shkaktuar nga aknet. Edhe një anë pozitive e kësaj maske është ajo që nuk e thanë lëkurën dhe mund të përdoret për çdo lloj lëkure.

Përbërësit

1 lugë supe mjaltë

1 lugë supe jogurt

Vendosni mjaltin në një enë të pastër dhe ndeheni pak në mikrovalë që të bëhet në gjendje të lëngshme ose nxeheni enën në ujë të ngrohtë në banjëmari.

Më pas shtoni kosin dhe përzieni mirë. Përbërjen e përfituar vendoseni në fytyrë, duke e shpërndarë më shumë në vendet me akne. Lëreni të veprojë 15 -20 minuta, e pastaj pastroni me ujë të ngrohtë.