Misioni i vështirë, por jo i pamundur i Juventus!

Misioni i vështirë, por jo i pamundur i Juventus!
Mbyllen ndeshjen e parë për një vend në çerekfinale të Champions Leaguem me disfatën e bardhezinjve

Ndeshjet e para të Champions League, me eliminim direkt, për një vend në çerekfinale, janë mbyllur mbrëmjen e së mërkurës  me dy takimet e fundit: Atletico Madrid-Juventus dhe Schalke- Manchester City.

Cristiano Ronaldo dështoi duke mos shënuar në portën e ish-rivalit spanjoll kur luante me Realin Madridit, ndërsa vendasit shënuan dy herë në fundin e ndeshjes, në fitoren 2-0.

Në Gjermani,  Schalke realizoi dy gola dhe e udhëhoqi për disa minuta rezultatin 2-1, por Leroy Sane e Raheem Sterling ndihmuan City edhe pse me 10 lojtarë, të përmbysnin shifrat, për të arritur fitoren 3-2.

Dalja me karton të kuq e Nicolas Otamendi, kur gjermanët ishin në epërsi, nuk ndihmoi Shalke në shtëpi që të arrinte një rezultat pozitiv.

City kaloi në avantazh pas vetëm 18 minutave lojë, me anë të Sergio Aguero, ndërsa më tej Nabil Bentaleb realizoi dy gola falë 11-metërshit. Por nëse pritej që City të ishte favorit i këtij takimi, ndryshe ndodhi në Madrid.

Shihet e vështirë përmbysja e rezultatit, nga Juventus që pretendon trofeun, pas humbjes 2-0 me Atletico.

Të besuarit e Simeone, siç treguan edhe në ndeshjen e parë, kanë një mbrojtje gati të pathyeshme, çka e bën misionin e Ronaldos me shokë, edhe më të vështirë.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Jose Gimenez e Diego Godin shënuan dy gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Fitorja e Atletico u ndihmua edhe nga paqartësitë e Juves në mbrojtje, diçka e rrallë për të besuarit e Aligerit.

Shtypi spanjoll: Atletico “kafshoi” Juventus

Mediat Iberike i bën jehonë fitores së Atletico ndaj Juves, në “Ëanda Metropolitano”, aty ku do të luhet finalja e madhe e Champions. “Marca”, e përditshmja spanjolle, suksesin e arritur nga Diego Simeone, e ka cilësuar: Një Atletico madhështore përpin Juventus” dhe shton se ky ekip “paraqet kandidaturën e tij për Champions me një ndeshje të paharrueshme. “Mundo Deportivo” përcakton se, “një natë epike”, në të cilën një ekip atletik “me egërsi rrëzoi Juventus.” “Sport” shkruan se Atletico Madrid “rrëzon pothuajse në tapet Cristiano Ronaldo”. Nga ana tjetër mediat italiane kanë qenë kritike ndaj paraqitjes së bardhezinjve.

Neymar, dy ditë duke qarë pas dëmtimit

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, zbuloi se “qëndroi dy ditë në shtëpi, duke qarë pas dëmtimit.” Neymar, futbollisti më i kushtueshëm në botë, u dëmtua gjatë një ndeshje të PSG kundër Strasburg, duke bërë që të mungojë në ndeshjet e Champions, kundër Manchester United. PSG u shpreh se vetëm një mrekulli mund ta rikthejë Neymar, për ndeshjen e kthimit me United, në fillim të marsit, por megjithatë, fitorja 2-0 në “Old Trafford” jep shanse të madhe parisienëve për të prekur çerekfinalet, kohë kur Neymar mendohet se do të rikthehet. Është përcaktuar se duhen të paktën dy muaj, që Neymar të rikuperohet.