“Ministria e Jashtme e Shqipërisë përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!” Denoncimi+Foto

“Ministria e Jashtme e Shqipërisë përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!” Denoncimi+Foto
Numri dy i LSI-së, Luan Rama, ka vijuar me denoncimin e skandalit të simboleve shtetërore, pasi e  bëri publike në Kuvend një gjë të tillë.

Rama ka shkruar edhe në fb mbi përdorimin e shqiponjës së bardhë në flamurin kombëtar nga Ministria jonë e Jashtme. “Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar edhe me foto.