Ministri Lleshaj-deputetes së LSI: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin, do na zvarrisësh ti ne ë...

Ministri Lleshaj-deputetes së LSI:  Me ju do flas kur të mbaroni universitetin, do na zvarrisësh ti ne ë...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi është përplasur me deputeten e LSI-së Kejdi Mejmetaj në komisionin e medias, duke kaluar në fyerje personale, lidhur me akuzat që iu adresuan për praninë e Policisë së Shtetit, në oborrin akademik.

Kur kryetarja e Komisionit të Medias donte t’i tregonte një video të pamjeve nga ndërhyrja e policisë në universitet, ministri tha se nuk ka ndërmend të komentojë  video,

Sander Lleshaj: Policia e Shtetit është vënë përballë dhunës dhe jo e kundërta. Policia e shtetit nuk ka atakuar askënd dhe nuk kemi qoftë një rast të vetëm që të ketë kallzim ndaj policisë.

Albana Vokshi: Ju po thoni që policia nuk ka hyrë në mjediset universitare?

Në këtë moment ndërhyri deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Sandër Lleshaj: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin

Albana Vokshi: Kjo është e tepërt

Sandër Lleshaj: Të mos më ndërhyjë mua

Kejdi Mehmetaj: Fjalë që policët tuaj me urdhrin tuaj u kanë thënë studentëve i meritoni një nga një, ashtu siç ata studentë kanë reaguar. Do ju heqin ju zvarrë nga zyra juaj. Dhe këtu po flisni me një deputet me arsimin tim nuk keni punë

Sandër Lleshaj:  Deputete zvarritëse, do na zvarrisësh ti ne ë...

Kejdi Mehmetaj: Ju po flisni me një deputete. Me arsimin tim nuk keni punë ju. Ju duhet ti përgjigjeni këtij ligji. Është detyra juaj dhe mbani përgjegjësi ligjore në burg nesër. Rregulli është për ju.

Albana Vokshi: Ju nuk distancoheni që një ministër fyen kolegen tuaj.

Sandër Lleshaj: Çfarë fyerje bëra?! E nderuar kryetare

Albana Vokshi: Nuk mund të shkelni etikën. Ju lutem tregoni etikë ndaj deputetëve që janë përfaqësues të sovranit. Ajo përfaqëson interesat e studentëve dhe e di më mirë se kushdo tjetër atë që ka ndodh. Nuk mund të fyeni

Sandër Lleshaj: A mund të vendosim një rregull. Nuk fyej asnjeri por as nuk lejoj të më fyejë njeri.

Kejdi Mehmetaj: Zoti Ministër ndryshe nga ju unë kam marrë dy mandate nga qytetarët, ndërsa ju keni marrë vetëm urdhrat e një njeriu të çmendur që qeveris këtë vend dhe po ju merr të gjithëve mbrapa. Ndaj flisni me përgjegjësinë tuaj për atë sjellje atje se është një turp i madh që Policia e Shtetit dhunon, ofendon, diskriminon fëmijët  e shqiptarëve sepse mesa duket ju nuk keni fëmijë, se po të kishin realisht do përdornit tjetër gjuhë sot.

Sandër LLeshaj: Unë i kam fëmijët ndryshe nga ti.