Mësuesi e përdhunon, shefi i policisë e shndërron në skllave seksi. Historia tronditëse e 16-vjeçares shkon në Kuvend

Mësuesi e përdhunon, shefi i policisë e shndërron në skllave seksi. Historia tronditëse e 16-vjeçares shkon në Kuvend
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur deputetët në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, me kërkesë të opozitës.

Në qendër të vëmendjes do të jetë historia e një 16-vjeçareje nga Drenasi, që ka denoncuar për abuzime seksuale një mësues dhe një funksionar të policisë lokale.

Adoleshentja ka denoncuar një histori tronditëse abuzimi që ka filluar dy vjet më parë, kur ajo ishte më pak se 16-vjeç.

Ajo ka shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin prej një mësuesi të shkollës, por atje ka rënë në duar edhe më të këqija.

Zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli, ka abuzuar seksualisht me vajzën, duke e kërcënuar dhe duke ushtruar dhunë.

Vajza është shfrytëzuar nga oficeri i policisë si skllave seksi për dy vjet, madje duke ngelur shtatzënë.

Ka qenë aborti i fëmijës që ka bërë të shpërthejë edhe kjo histori tronditëse.

Ndërsa mësuesi është pezulluar nga puna, polici Veseli po përballet me akuzën penale në prokurori.

Masat e marra nuk kanë bindur opozitën, që ka kërkuar seancën e jashtëzakonshme të debatit në Kuvend. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google