Messi apo Maradona? Ferguson zgjedh njërin nga dy legjendat

Messi apo Maradona? Ferguson zgjedh njërin nga dy legjendat
Debati kush është më i miri?

Sir Alex Ferguson ka vlerësuar Lionel Messi më shumë se Diego Maradona mbi argumentin se cili nga dy legjendat e Argjentinës është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo çështje është sot tepër e debatueshme nga tifozët, madje as sondazhet dhe as specialistët nuk kanë mundur dot të japin një përgjigje të prerë. “Times” është mbështetur tek autorë dhe studiues për të marrë një përgjigje, por diskutimi mbetet ende. Mbi diskutimet, se arritjet e Maradonës në Botëror me Argjentinën janë superiore, sikurse sukseset e Messi dukshëm në karrierën e klubeve,  ish-trajneri i United, Sir Alex Ferguson ka zgjedhur pikërisht asin e Barcelonës, duke arsyetuar se triumfon suksesi i tij i gjatë në kohë dhe jo vetëm një event që sado i rëndësishëm, zgjat fare pak.

  • Lionel Messi

Pozicioni: Sulmues

Klubet:  Barcelona (2004-aktualisht)

Arritjet me klubin: 4 trofe Champions League, 9 trofe La Liga, 6 trofe të Kupës së Mbretit, 3 herë fitues i Kupës së Botës për Klube

Arritjet me Kombëtaren: Argjentina - 128 ndeshje, 65 gola

Arritjet individuale: 5 herë fitues i Topit të Artë

  • Diego Maradona

Pozicioni: Mesfushor sulmues

Klubet:  Argentinos Juniors (1976-81), Boca Juniors (1981-82), Barcelona (1982-84), Napoli (1984-91), Sevilla (1992-93), Newell's Old Boys (1993-94), Boca Juniors (1995-97)

Arritjet: 1 herë fitues i Kupës UEFA, 2 herë fitues i Seria A, 1 herë fitues i Kupës së Italisë, 1 herë kampion në Argjentinë, 1 kupë Mbreti, 1 superkupë në Spanjë

Me Argjentinën: 91 ndeshje, 34 gola

Arritjet: Kampion i Botës 1968 dhe nënkampion i Botës 1990