MERKATO/ Vajushi-Rama, “luksi kuqezi” përballë Partizanit 

MERKATO/ Vajushi-Rama, “luksi kuqezi” përballë Partizanit 
Surpriza në mbyllje të merkatos së dimrit. Skënderbeu dorëzon titullin kampion por mbush arkën, me shitjen e Fidan Aliti te Kalmar për 150 mijë euro. Edhe Luftëtari forcoi disi pozitat financiare, më problematike mbeten Kamza e Flamurtari. Ja si kanë ndryshuar 10 ekipet e Superiores?   

Nga Aranit Muraçi

Dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, i cili iu bashkua gjatë janarit Kukësit, si dhe Armando Vajushi që u ble nga Teuta, janë dy blerjet më të bujshme të janarit, në Kategorinë Superiore. Dy rivalët kryesorë të Partizanit në garë për titull kanë një arsye më shumë për të pretenduar titullin deri në fund. Të dy këto lojtarët edhe pse u afruan me parametra zero i kushtuan shtrenjtë buxhetit të klubeve respektive, duke u kthyer në lojtarët më të paguar.

Gara për mesin e artë pritet të zhvillohet mes Skënderbeut, Flamurtarit dhe Tiranës. Ndryshe nga Flamurtari, që i duhet të kapërcejë krizën financiare, më e stabilizuar shihet situata te Skënderbeu, ndonëse kampionët janë dorëzuar nga gara për titull. Megjithatë Skënderbeu ka ngritur një strategji të re, kërkuar të forcojë buxhetin edhe në ditët e mbetura të merkatos.

Fidan Aliti pasi bëri ekzaminimet mjekësore, në Kopenhagë, nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Kalmar të Suedisë. Ai i dha lamtumirë Skënderbeut, pas një kontrate që shkoi në 15 mijë euro, por nëse lojtari do të jetë bindës, korçarët mund të fitojnë edhe 50 mijë euro të tjera.

Interesante mbetet gara edhe në fund, për mbijetesë. Kamza dhe Luftëtari me probleme të shumta financiare, sikurse Kastrioti, pavarësisht afrimeve, do të zhvillojnë betejën mes tyre, por në fund vetëm njëra do të ketë fatin e mbijetesës.

 

Merkatoja e janarit, ja si kanë ndryshuar ekipet!

Partizani (43 pikë)

Të ardhur: Fatjon Jusufi (Renova), Alesio Hyseni (Flamurtari), Lum Rexhepi (KuPS) , Dilly Duka (FC Motoun), Hektor Idrizaj (Kamza), Kevin Mobilo (PS Kemi), Tijan Jaiteh (Al Markhiya);

Të larguar: Alma Abo Uakili, Renato Gojkoviç (Mostar), Rron Statovci (Llapi), Senad Hysenaj (Besa), Eneo Bitri (Kamza – huazim), Fatjon Jusufi (?)

Kukësi (38)

Të ardhur: Eduart Rroca (Luftëtari), Kristi Joti (Tomori – rikthim nga huazimi), Vasil Shkurtaj (Luftëtari), Faton Xhemaili (Radnik Surdulica), Olsi Teqja (Kamza), Valdet Rama (Yanbian Funde), Maurice Gomis (Spal-huazim);

Të larguar: Haris Harba, Dino Shpehar (SKF Sered), Vangjel Zguro (Chattanooga Red Uolves SC), Donjet Shkodra, Shafik Tigruxha, Omer Toure (Juventus – rikthim nga huazimi; Sparti FC), Harallamb Qaqi (Kamza), Arlind Kalaja (Kastrioti – huazim)

Teuta (35)

Të ardhur: Erlis Frashëri (Kamza), Tomislav Bushiç (Flamurtari), Renato Arapi (Afjonspor);

Të larguar: Bojan Gjorgievski (Kamza), Arsid Kruja (Vllaznia), Jurgen Peqini (Erzeni), Jurgen Vogli (Egnatia), Edison Ndreca (Kastrioti), Armando Vajushi (Pro Vicelli)

Laçi (31)

Të afruar: Edmir Sali (Flamurtari), Irlian Ceka (Sambedetenese), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb – huazim), Antoni Okpotu (Difaa El Jadida), Klaudio Çema (Dinamo), Malik Mane (Akhaik), David Domgjoni (Kastrioti);

Të ardhur: Klevis Hasanbelli (Turbina – huazim), Andi Hadroj (Bylisi), Xhevahir Sukaj (Flamurtari), Marjan Altiparmakovski, Erjon Dragoi

Skënderbeu (30)

Të larguar: Elmir Asani (Mauerverk Sport Admira), Shqiprim Taipi (Shkëndija Tetovë), Idriz Toskiç (Bisceglie), Marko Pervan (Osijek), Kuasi Sibo (Vatford U23);

Të larguar: Realdo Fili (Luftëtari), Almir Ajzeraj (Ballkani – huazim), Saliou Guindo (Bylis), Arnaud Guexh, Benejam Demte, Fidan Aliti (Kalmar)

Flamurtari (29)

Të ardhur: Lejdi Liçaj (Luftëtari), Xhevahir Sukaj (Laçi);

Të larguar: Alesio Hyseni (Partizani), Kristian Sirgi (Dunarea Kalarashi), Edmir Sali (Laçi), Tomislav Bushiç (Teuta), Goran Siljanovski (Rabotniçki)

Tirana  (21)

Të ardhur: Jurgen Goxha (Erzeni);

Të larguar: Dejan Blazhevski (Rabotniçki), Sedat Berisha (Drita), Shpëtim Moçka (Bylisi)

 

Luftëtari  (20)

Të ardhur: Realdo Fili (Skënderbeu) , Mërgim Neziri (Petrolul Ploeshti), Riste Iljovski (Pelisteri), Angelos Hanti (Aititos Spata), Alvi Ahmetaj, Avernold Qyrani (Korabi- rikthim nga huazimi), Edvan Bakaj (Drita), Dimitris Kotsonis (Panachaiki), Eric Kofi Ëarden (Sparta)

Të larguar: Eduart Rroca (Kukësi), Lejdi Liçaj (Flamurtari), Vasil Shkurtaj (Kukësi), Ivan Jakovljeviç, Vladan Milosavljev (Tyumen), Nemanja Janiçiç (Borac Banja Luka), Romario Cekaj, Balsa Radoviç

Kastrioti (16)

Të ardhur: Edison Ndreca (Teuta), Armand Rami (Kamza), Brunild Pepa (Gjilani), Adolf Selmani (Iliria), Joan Beçka, Kleo Fejzaj (Elbasani), Erlind Koreshi (Egnatia), Amarildo Çekrezi, Kinglsi Obodike (Tomori), Edi Bojom (Bravos do Maquis),  Arlind Kalaja (Kukësi – huazim);

Të larguar: Aleksandros Rahim (Egaleo AO), Pablo Gajego (CD Teruel), Mba Duval (North Karolina FC), Preston Tabertetaka, Enou Nkembe, Klajdi Kuka (Vora), Xhynejt Çutra (Turbina), Vilson Lila (Gjilani), Sokol Mziu (Besa), David Domgjoni (Laçi), Çarles Atsina, Nikola Stijepoviç (Torpedo Kutaisi), Erblind Mulaj, Leonid Varfi (Burreli), Skënder Lilaj (Liria)

Kamza (15)

Të ardhur:  David Izazola Ramirez (Atlante – huazim), Arbër Shala (Drita – huazim) , Elidon Selaci (Burreli), Hallaramb Qaqi (Kukësi), Bojan Gjorgievski (Teuta);

Të larguar: Erlis Frashëri (Teuta), Armand Rami (Kastrioti), Ognjen Roloviç, Mario Kirev (Drita),  Xhuljan Turhani (Vora – huazim), Olsi Teqja (Kukësi)