Mediat arabe, pas vizitës së Ramës: Vizitoni Shqipërinë, të huajt gjithmonë i trajton me respekt të veçantë

Mediat arabe, pas vizitës së Ramës: Vizitoni Shqipërinë, të huajt gjithmonë i trajton me respekt të veçantë
Mbreti Salman priti kryeministrin Shqiptar Edi Rama në pallatin e tij Mbretëror në Riad, të mërkurën.

Monarku e mirëpriti Ramën dhe delegacionin e tij shoqërues në Mbretëri, ndërsa kryeministri Shqiptar shprehu lumturinë e tij, për të vizituar Arabinë Saudite.

Gjatë takimit, ata diskutuan mënyrat e mundshme për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe shqyrtuan zhvillimet e fundit rajonale.

Mbreti dhe Rama morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve dhe një memorandum mirëkuptimi (MoU), midis Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

Një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Turizëm u nënshkrua nga Kryetari i Komisionit Arabisë për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare (SCTH), Ahmed Al-Khateeb dhe Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë Arabe, Sami Shiba.

Një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë dhe për të parandaluar evazionin e tatimit mbi të ardhurat u nënshkrua nga Ministri Saudit i Financave Mohammed Al-Jadaan dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Një marrëveshje mbi bashkëpunimin në shërbimet ajrore u nënshkrua nga Ministri Saudit i Transportit Nabeel Al-Amoudi dhe Shiba.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Al-Jadaan, Riyadh Gov. Princi Faisal bin Bandar, Ministri i Shtetit Princi Mansour bin Miteb, Ministri i Brendshëm Princi Abdul Aziz bin Saud bin Naif, Ministri i Jashtëm Dr. Ibrahim Al-Assaf, Ambasador në Shqipëri Abdulmomin Mohammed Sharaf dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Al-Khateeb u takua me Ramën më parë dhe shqyrtuan mundësitë e investimeve në të dy vendet dhe bashkëpunimin në sektorin e zhvillimit ndërkombëtar.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Arabnews” jo vetëm e ka cilësuar pozitiv klimëm e marrëdhënieve mes dy vendeve, por e ka përkufizuar me këto fjalë vendin tonë, pas vizitës së Kryeministrit Rama, në Riad. “Shqipëria është një vend i sigurt për turistët. Njerëzit janë shumë të hapur ndaj vizitorëve të huaj. Mikpritja është një traditë e vjetër shqiptare dhe të huajt gjithmonë trajtohen me respekt të veçantë.”