Mbyti bashkëshorten në Vlorë, Krimet e Rënda vendosin "arrest me burg" për Todi Lerën

Mbyti bashkëshorten në Vlorë, Krimet e Rënda vendosin "arrest me burg" për Todi Lerën
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Teodor Lerën, i vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë në Vlorë dhe më pas preu damarët.

57-vjeçari Teodor Lera pasi mbyti bashkëshorten tentoi të vetëvritej duke prerë damarët por pas mjekimit në spital, ditën e sotme u paraqit para Gjykatës.

Eva Lera rreth 45 vjeç është mbytur nga bashkëshorti Teodor Lera, 57 vjeç,  në apartamentin e saj në katin e parë të një pallati në rrugën "Dervish Hekali".

"Sot rreth orës 12:10, në lagjen "Kushtrimi", në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", informoi policia.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit por bashkëshortët mësohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe burri ka qenë i proceduar një vit  më parë për dhunë në familje.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/