Maskë me mollë dhe mjaltë

Maskë me mollë dhe mjaltë
Kjo është një maskë nga më të mirat kundër akneve, ajo bashkon të mirat e mollës dhe mjaltit që do t’i ndjejë fytyra juaj dhe menjëherë do të shikoni rezultatet.

Përbërësit

1 mollë të shtypur

2 lugë supe mjaltë

Në mollë e shtypur shtoni mjaltin dhe përzieni deri sa të përfitoni një masë homogjene. Më pas masën e përfituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë nuk thahet, andaj mos prisni që ajo të thahet për ta pastruar fytyrën.