MALËSI E MADHE/ Ngacmim seksual ndaj 15-vjeçares, pranga policit që u filmua me “akte të turpshme”

MALËSI E MADHE/ Ngacmim seksual ndaj 15-vjeçares, pranga policit që u filmua me “akte të turpshme”
Një efektiv policie është arrestuar në Malësinë e Madhe, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare.

Skandali është publikuar më herët në një video, ku Berhan Bajrakurti është shfaqur teksa ishte i zhveshur dhe komunikonte me vajzën e mitur.

“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar ne media. Për pak info të plotë”, ka qenë njoftimi i shkurtër i policisë së Shkodrës.

Efektivi ishte i ngarkuar me detyrën e policimit në komunitet, në zonën e Gruemirës.

Mësohet se denoncimi është bërë nga nëna e vajzës së mitur, e cila ka deklaruar se polici jo vetëm ka bërë telefonata erotike me vajzën, por edhe e ka marrë në makinë dhe “ka kryer akte të turpshme”.

Në orët në vijim pritet një informacion më i plotë zyrtar nga Policia e Shtetit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google