Makina nxjerr motorin nga rruga në Gramsh, plagoset 18-vjeçari

Makina nxjerr motorin nga rruga në Gramsh, plagoset 18-vjeçari
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh ku për pasojë një 18-vjeçar është plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zgjup Fushë ku në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari.

"Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh,  një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore", sqaron policia.

D

rejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/