Lugano: Sadiku e bën Evropën “ëndërr”

Lugano: Sadiku e bën Evropën “ëndërr”
Rikthimi i bombarduesit shqiptar garanton rritje cilësore në sulmin e ekipit zviceran, që nga rreziku i rënies, tashmë sheh shpresë për një vend në Kupat e Europës, përmes kupës.

Kundërshtari kryesor do të jetë Thun, më 28 shkurt, për çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Europa, ashtu siç ka qenë edhe dy sezone më parë, për drejtuesit e Luganos mund të arrihet edhe përmes kampionatit.

Sidomos pas kthimit të dytë të Armando Sadikut, sulmuesi që dy vjet më parë, së bashku me Ezgjan Alioski, ndihmuan Luganon për të mbyllur kampionatin në vendin e tretë.

Sadiku pas një dëmtimi të gjatë, i mungoi Kombëtares kuqezi.

Pas rikuperimit ai u huazua nga Levante te Lugano.