Luftoni njollat kafe në duar

Luftoni njollat kafe në duar

  1. Xheli i aloe verës

    Duart janë shumë të ekspozuara ndaj veprimit të faktorëve të jashtëm si dielli, thatësia apo të ftohtët. Nëse aplikoni çdo ditë pak xhel të aloe verës në duar, qelizat epidermike do të rigjenerohen gradualisht. Ky ilaç natyral përmirëson tonifikon lëkurën e duarve dhe zbeh njollat.

  2. Lëngu i limonit

    Lëngu i limonit është një ingredient natyral që njihet për efektin e tij zbardhues që në Antikitet. Kaloni në blender gjysmë limoni dhe gjysmë kastraveci mesatar. Lëngun e përftuar aplikojeni në duar dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.

  3. Uthulla e mollës

    Uthulla e mollës ka shumë veti të dobishme për lëkurën në përgjithësi, jo vetëm atë të duarve. Merrni një lugë gjelle me uthull molle dhe përziejeni me kremin hidratues të duarve. Masazhojeni për 10 -15 minuta dhe lëreni të veprojë.

  4. Uji i oksigjenuar

    Duhet treguar kujdes me recetën e fundit pasi shumë njerëz nuk reagojnë mirë ndaj ujit të oksigjenuar. Ky i fundit mund të provokojë djegie dhe irritim. Prandaj më parë provoni nëse jeni tolerantë ndaj tij ose jo. Hidhni ujë të oksigjenuar në një tas dhe fusni duart për pak minuta Lëreni që ato ta absorbojnë ngadalë. Në fund lyeni duart me pure karotash.