Luftëtari fiton pastër në Laç, Kamza prek fundin pas humbjes me Partizanin (Gjoka paralajmëron)

Luftëtari fiton pastër në Laç, Kamza prek fundin pas humbjes me Partizanin (Gjoka paralajmëron)
Partizani mban distancën pesë pikë me Kukësin, pas javës së 2-të, por ndryshon rrjedha në fund me ekipet që rrezikojnë rënien, pas rezultateve surprizë.

Partizani fitoi 1-0 ndaj Kamzës dhe shkoi sërish në pesë pikë para Kukësit, në krye të renditjes. Goli me vlerën e 3 pikëve e shënoi Jasir Asani, në mesin e pjesës së dytë, i ndihmuar edhe nga një devijim i topit. Kamza rrezikoi të mos zbriste në fushë para ndeshjes, pas problemeve financiare dhe pagat e prapambetura. Trajneri Ernest Gjoka pranoi se konflikti mes presidentit dhe kreut të Bashkisë, ka ndikuar në këtë gjendje, megjithatë ekipi i tij pavarësisht humbjes zbriti në fushë.  - “Njerëzit që e drejtojnë duhet të zgjidhin këtë situatë pasi ne nuk i zgjidhim dot në fushë. Nuk është çështje ultimatumi por duhet zgjidhur pasi njerëzit kanë nevojë të mbajnë familjet,’ – theksoi Gjoka pas humbjes me Partizanin.

Befasia ndodhi në Laç ku miqtë nga Gjirokastra fituan, një javë pas humbjes 5-1 me Kastriotin në fushën e tyre. Nën drejtimin e një trajneri të ri, Julian Ahmataj, Luftëtari me fitoren 2-0 ka ngjallur sërish shpresat e mbijetesës.  Në ndeshjet e tjera që u zhvilluan të premten e të shtunën, Tirana barazoi me Teutën 1-1, kurse Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Skënderbeut në një ndeshje me incidente. Kukësi fitoi 2-1 në Vlorë. Kastrioti i largohet vendit të fundit duke ia dhuruar pas javës së 20-të Kamzës.

Superiorja, dy ndeshjet e ditës së sotme

Kamza-Partizani 0-1

Kamza: Selaci, Shala, Bitri, Orelesi, Bonani, Mumajesi, Arrabal, Peçi, Zisi, Mehmeti, Krasniqi. Trajner: Ernest Gjoka

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Idrizaj, Atanda, Telushi, Mala, Bardhi, Asani, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Enea Jorgji

 

Laçi-Luftëtari 0-2

Shënues: Koconis 2′, Aleksi 41′

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjinaj, Eller, Jonuzi (Mane 75′), Çokaj, Shtubina, Xhixha (Deliu 80′), Bushi (Najdenov 52′). Trajner: Besnik Prenga

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Kocionis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka, Demo (Kianti 79′) , Dunga (Oshafi 86′), Fili (Çelaj 91′). Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Hermal Llapra