LSI, Vasili: Qeveria thotë që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension, skema drejt kolapsit

LSI, Vasili: Qeveria thotë që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension, skema drejt kolapsit
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për skemën e pensioneve duke u shprehur se është drejt kolapsit pavarësisht rritjes së moshës me 70 vjeç.

Vasili ironizon duke thënë se qeveria nuk e ka probme edhe në qoftë se njerëzit dalin 100 vjeç në pension pasi nuk i kupton dot duke qen se nuk bën asnjë punë, sipas kreut të grupit të LSI.

“Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar. Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension.

Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë.

Por shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.

Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.

Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre”, shprehet Vasili.

/f.ç/Albanian Free Press Online/