LSI, Kryemadhi: 16 shkrurti nuk është protestë politike, çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet

LSI, Kryemadhi: 16 shkrurti nuk është protestë politike, çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet
Gjatë një takimi me strukturat në Tiranë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se protesta e 16 shkurtit nuk është një protestë politike.

Data 16 shkurt është një datë që opozita ka lënë për protestë nga e gjithë Shqipëria. Nuk është protestë politike, është një protestë që çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Ne kemi nevojë për negociatat, sepse vetëm duke hapur negociatat mund të kemi Shqipërinë anëtare të BE dhe mund të garantojmë që mund të krijojmë një sistem të barabartë që i shërben të gjithë shqiptarëve. Por ama, kërbaçin surratit Edi Ramës ia dhanë duke i treguar se ti nuk mund të bësh hajgare me studentët shqiptarë. Nuk i plotësuan të 8 kërkesat studentët, por ama frikën më të madhe Rama dhe hordhitë e tij kanë universitetin, pedagogët dhe studentët”, deklaroi Kryemadhi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/