Lopa arratiset nga thertorja, kalon liqenin me not për të shpëtuar nga kasapi

Lopa arratiset nga thertorja, kalon liqenin me not për të shpëtuar nga kasapi
Një lopë është arratisur nga thertorja, duke shpërthyer gardhin dhe duke ikur me not përmes liqenit.

Gjasat janë që lopa e arratisur të ketë kërkuar strehë në ishujt e liqenit Nyskie në Poloninë jugore.

Kërkimet e pronarit nuk kanë dhënë asnjë rezultat për disa ditë me radhë.

Lajmi është bërë i ditur nga portali lokal Wiadomosci dhe ka ngjallur reagime.

Një politikan vendas, Pawel Kukiz, madje është ofruar për të shpëtuar “lopën heroinë” nga vdekja. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google