
Dekreti është miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës.
Në mbrojtje të dekretit, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, tha se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë kompetencë e kadastrës.
Mbledhja është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Këta të fundit kanë akuzuar qeverinë se me këtë ligj nuk rikthejnë pronën tek i zoti.
Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar që dekreti të miratohet dhe ligji të ripropozohet me disa ndryshime.
Ndërsa opozita tha se votimi për rrëzimin e ligjit do të thotë se ligji duhet të kthehet mbrapsh tek propozuesi.
Përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga mbledhja, ndërsa deputetët e mazhorancës kanë votuar ndryshimet ligjore për ta kaluar sërish ligjin në seancë plenare. /a.a/ Albanian Free Press Online/
Foto: Google