Legjenda Xavi: Refuzova Milan, për të shmangur divorcin e prindërve 

Legjenda Xavi: Refuzova Milan, për të shmangur divorcin e prindërve 
Ishte lojtari i Barcelonës tregon kohën kur nisi karrierën dhe Van Gaal e dëboi tek të rinjtë

Trajneri i njohur holandez Louis van Gaal, kur drejtonte Barcelonën, e dërgoi 19-vjeçarin Xavi Hernandez te Barcelona B më 6 shkurt 1999.

Kjo pasi Pep Guardiola i ishte kthyer ekipit të parë nga një dëmtim, çka ngushtoi hapësirat për më të rinjtë.

Xavi tha se trajneri holandez i kishte thënë se nuk kishte vend në ekipin e parë, prandaj ishte më mirë që ai të shkonte te Barcelona B, që të mos mbetej në stol.

Adriano Galliani dhe Milan e kishin pikasur talentin e lojtarit dhe i afruan një kontratë pesë-vjeçare, për një shifër të konsiderueshme, 250 milionë peseta, që ishte leku spanjoll i atyre viteve.

Babai i tij ishte dakord për lëvizjen, por mamaja refuzoi, pasi ëndërronte që ai të bëhej një ditë futbollist i Barcelonës.

“Nëse ka një tifoz të madh të Barcelonës, ajo është mamaja ime,” - u shpreh Xavi. – “Pastaj nuk doja të më divorcoheshin prindërit dhe qëndrova,’ – u shpreh me shaka legjenda e Barçës dhe e Spanjës.

Ai më pas u bë jo vetëm lojtar i ekipit të parë, por një nga lojtarët më të mirë në botë, duke fituar Kampionatin Botëror, dy Europianë me Spanjën, përveç sukseseve të shumtë me katalanasit, përfshirë edhe Champions League.