La Liga: Atletico nuk i ndahet Barçës, Reali i falet 11-metërshit, Messi feston si Pele

La Liga:  Atletico nuk i ndahet Barçës, Reali i falet 11-metërshit, Messi feston si Pele
 

Morata dhe Niguez i dhanë fitoren 2-0 Atletico Madrid, ndaj Vilareal. Kjo fitore e vlefshme për javën e 25-të në La Liga mban të njëjtë diferencën me ndjekësit më të afërt të Barcelonës në garë për titull.

Një ditë më parë ishte Barça që fitoi 4-2 në fushë të Seviljes me tre gola të Messi dhe një të Suarez. Barcelona kryeson 6 pikë para Ateltico, kurse Real 12 pikë pas kreut priti Lavente dhe fitoi 2-1. Benzema dhe Bale realizuan nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke ngushtuar diferencën në 9 pikë me Barcelonën.

Interesant ishte festimi i golave të Messi, i cili u duk të imitonte legjendën e Brazilit, Pele.