Kuvendi mblidhet në seancë plenare, shqyrtohen dy ligjet e kthyera mbrapsht nga Meta

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, shqyrtohen dy ligjet e kthyera mbrapsht nga Meta
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10.00 në seancë plenare.

Në rendin e ditës, bien në sy shqyrtimi i dy ligjeve që janë kthyer mbrapsh nga Presidenti i Republikës.

Bëhet fjalë për ligjet për Noterinë dhe për Kadastrën.

Kthimi i këtyre ligjeve është bërë në një atmosferë tepër të nderë mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

Madje ky i fundit e ka etiketuar Metën si “lideri i opozitës”.

Në seancën e sotme nuk do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, i impenjuar në axhenda vizitash jashtë vendit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google