KUVEND/ Dashamir Shehi tallet me Ramën: 30 goca me kufje në vesh si “call center” na i shet si qeverisje

KUVEND/ Dashamir Shehi tallet me Ramën: 30 goca me kufje në vesh si “call center” na i shet si qeverisje
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Dashamir Shehi ka ironizuar qeverisjen e kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si sundim “Platformën për bashkëqeverisje”.

“Ky zotëria këtu ka mbërritur të na sundojë. E patë me çfarë qetësie i ndryshoi ministrat, para diktatorëve jemi të gjithë zero. Ka ndërtuar me mendjen e vet sistemin e kontrollit qeverisës. Në cilin nen Kuvendi ti merr përsipër dhe na ve 30 goca me kufje në vesh dhe po na qeveris dhe ato goca kanë të drejtë të kontrollojnë dhe gjejnë në gabim”, deklaroi Shehi.

“30 goca me kufje në vesh si “call center” na i shet si qeverisje. Mundësisht thotë se është arritje që nuk e ka as Zvicra e Franca dhe e paskemi arritur ne”, shtoi Shehi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/