Kur “adhuron” ngjyrën blu

Kur “adhuron” ngjyrën blu
Jeshilja, e verdha, metalikja në flori e argjend, ngjyra bordo. Këto ishin tendencat që mbizotëruan në vjeshtë e dimër. Por ja që ka një kthesë e është jo pak e rrezikshme. Ngjyra blu, me nuancat e saja, quhet “e rrezikshme” nga stilistët sepse nuk është e lehtë në kombinim, nuk pranon shumë aksesorë, grimi duhet të jetë enkas për të dhe mbi të gjitha, jo të gjitha femrave u shkon. Por një gjë është e sigurt, është një ngjyrë nga më të fisshmet. Ndaj këtë fund dimri, ka disa femra të njohura të ekranit që e kanë zgjedhur për të shkëlqyer. Elvana Gjata në shfaqjen e saj në publik, në Kosovë, e solli veshjen blu madhërishëm dhe me shumë zonjllëk. Avokatja e njohur, Eni Çobani është nga zonjat e ekranit që e përdor shpesh këtë ngjyrë, që në fakt, për biondet, është më e saktë. Me forma bombastike dhe buzëqeshje, Albana Osmani guxon me ngjyrën blu por magjishëm duket edhe në nuancën bojë qielli Jonida Maliqi, që e sjell për Shën Valentin. Ekrani nuk e dashuron shumë ngjyrën blu, por shikoni se sa hijshëm e vesh atë gazetarja Sonila Meço.