Kupa e Shqipërisë/Rama debuton në Pezë Helmes? Kukësi gati të “përmbysë” Fierin 

Kupa e Shqipërisë/Rama debuton në Pezë Helmes? Kukësi gati të “përmbysë” Fierin 
Ndeshja e kthimit mes Kukësit dhe Apolonisë, takim i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet tek kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë Helmes.  FSHF refuzoi kërkesën e Kukësit, që kjo ndeshje të luhej në Zeqir Ymeri”. Pas humbjes 2-1 në Fier, Kukësi kërkon nesër në kompleksin sportiv “Internacional” kualifikimin, teksa edhe hyrja do të jetë pa pagesë për tifozët, aty ku pritet edhe debutimi i Ramës. Laçi humbi 2-0 me Bylis dhe është skuadra tjetër pretendente që rrezikon  çerekfinalen, nëse nuk përmbys shifrat. Me fitoret e ndeshjeve të parë jashtë, pritet të jetë formalitet kualifikimi për ekipet si Partizani, Skënderbeu, Teuta, dhe Luftëtari. Por jo për Kamzën, me probleme financiare, që do të ndeshet me Vllazninë kryesuese të grupit të saj në Kategorinë e Parë, aq më tepër që e humbi 2-1 ndeshjen e parë. Interesi dhe kualifikimi mbetet i hapur në Vlorë, në takimin Flamurtari-Tirana. Bardheblutë fituan 1-0 ndeshjen e parë.

Kupa e Shqipërisë

Çeërekfinalet ndeshjet e kthimit

Grupi A (Nesër, ora 13:30)

Skënderbeu-Besëlidhja

Partizani-Kastrioti

Luftëtari-Egnatia

Kamza-Vllaznia

Grupi B (Nesër, ora 13:30)

Kukësi-Apolonia

Laçi-Bylis

Teuta-Lushnja

Flamurtari-Tirana