
Flamurtari duhet të përmbysë sot Tiranën, në ndeshjen më interesante të çerekfinaleve të kthimit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, për të mos çuar dëm sezonin. Por pavarësisht blerjes së Xhevahir Sukaj, eksodi i largimeve nga kriza financiare duket se nuk po ndalet. Nga Flamurtari largohet edhe një lojtar tjetër i huaj Muhamed Useini, i cili ka prishur kontratën me klubin vlonjat. Ai pason largimet e lojtarëve të tjerë të huaj gjatë janarit, si të Danilo Alves, Goran Siljanovskit e Tomislav Busic, dhe në këtë situatë bëhet edhe më i vështirë kualifikimi ndaj Tiranës, sidomos pas humbjes 1-0 të ndeshjes së parë. Ndërkaq, pasi të përcaktohet sot tetë më të mirat e kupës, fundjava i gjen sërish ekipet në fushë, për javën e 21-të të Superiores. FSHF zyrtarizoi kalendarin për javën e 21-të, që nis të shtunën me ndeshjen Partizani-Kastrioti.
Kupa e Shqipërisë
Sot ora 13:30
Skënderbeu-Besëlidhja
Partizani-Kastrioti
Luftëtari-Egnatia
Kamza-Vllaznia
Kukësi-Apolonia
Laçi-Bylis
Teuta-Lushnja
Flamurtari-Tirana
Java e 21-të/ 9 shkurt
(17:00) Partizani-Kastrioti
10 shkurt
(14:00) Kukësi-Tirana
(14:00) Luftëtari-Flamurtari
(17:00) Teuta -Kamza
11 shkurt
(14:00) Skënderbeu- Laçi