Kundërshtoi zgjatjen/ Krimet e Rënda: Hetimet për Saimir Tahirin deri më 10 mars

Kundërshtoi zgjatjen/ Krimet e Rënda: Hetimet për Saimir Tahirin deri më 10 mars
Hetimet për Saimir Tahirin do të mbyllen më 10 mars. Kështu ka vendosur Gjykata për Krimet e Rënda, e cila ka pranuar kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku kundërshtohej zgjatja e afateve të hetimit për të.

I pyetur nga mediat, pas vendimit të gjykatës, ish-ministri Tahiri ka deklaruar: “Kësaj maratone po i vjen fundi. Për mua e prokurorinë nisi numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars kemi kohë të mjaftueshme të mbyllë hetimet dhe për mua që ti shkojmë të vërtetës deri në fund”. /l.k./

Foto Google