Kriza Inter-Icardi, sulmuesi tregon dashurinë për fanellën përmes një statusi

Kriza Inter-Icardi, sulmuesi tregon dashurinë për fanellën përmes një statusi
Mauro Icardi ka postuar së fundmi në Instagram një status lidhur me sitatën e tij tek Inter.

Ylli i italianëve lë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit tek zikaltërit ku tregon se e dashuron ekipin dhe fanellën por në situata të tilla nuk duhet të mungojë respekti.

“Dashuria tregohet në momentet më të vështira”,.

“Është në momente të tilla unë kam vendosur të qëndroj tek Interi. Kur kam ndjerë se mund ta ndihmoja ekipin me golat e mi, ta bëja më të fortë. Më të fortë se problemet me "fair play-in financiar". Më të fortë se vështirësitë, kur ishin të shumtë ata që thonin se nuk vlenim shumë si ekip”.

“Kam realizuar ëndrrën time dhe të gjithë ne interistëve duke u kthyer në Champions League me ekipin kapiten i të cilit isha. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës time këtu. E kam bërë për Interin”.

“Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt kundrejt Interit dhe kundrejt meje. Nuk e di nëse disa duan t’i zgjidhin këto probleme për dashurinë që kanë për Interin. Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të mira dhe të këqija. Dhe për dashuri mund të durohet gjithçka, por nuk duhet të mungojë kurrë respekti”.

“Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në historinë time. Tek Interi dhe me Interin”.-mbylli statusin 26 vjeçari.

Një reagim që ka ardhur pasi trajneri Spalletti ka refuzuar të flasë për sulmuesin zikaltër"

“Dua të flas vetëm për ata që e duan Interin”.-deklaroi Spalletti.

/f.ç/Albanian Free Press Online/