Kriza dhe falimentimi/Alla mbetet në Kinë, Torrasa në "udhëkryq", Fifa "dënon" Flamurtarin

Kriza dhe falimentimi/Alla mbetet në Kinë, Torrasa në "udhëkryq", Fifa "dënon" Flamurtarin
Ish-mbrojtësi i Flamurtarit firmosi me të njëjta kushte me ekipin e ri kinez, Torrasa “peng” i kontratës  

E pabesueshme historia e dy ish-lojtarëve të Flamurtarit, Albi Alla dhe Augstin Torassa. Mbrojtësi shqiptar dhe sulmuesi argjentinas, pas divorcit të papritur me Flamurtarin, për të nisur një eksperiencë të re në Kinë, janë përballur me një fenomen aspak të hijshëm. Ata u larguan në fillim të muajit shkurt nga Vlora për shkak të pagave të prapambetura, por iu bashkuan një klubi që nuke njihnin dhe ishte “de-facto” i falimentuar.

Pa kaluar asnjë muaj, fill pas prezantimit, klubi i tyre kinez i kategorisë së dytë shpalli zyrtarisht falimentimin dhe skuadra Yanbian u përjashtua edhe nga liga e dytë. Borxhi prej 36 milionë dollarë bëri që të gjithë lojtarët të dalin të lirë në treg. Por pavarësisht kësaj situate, Alla dhe menaxheri i tij kanë bërë lëvizjen e duhur. Në Kinë pikërisht me të njëjtat shifra që kishte firmosur me Yanbian, 26-vjeçari është transferuar te Shaanxi Chang’an. Ky klub është formuar para 2 vitesh dhe përmes një projekti ambicioz është ngjitur këtë sezon në kategorinë e dytë kineze. Mbrojtësi që ka luajtur edhe me Kukësin para se t’i bashkohej Flamurtarit, ndryshe nga argjentinasi Torassa ka gjetur ekip të ri. Kur kaloi në Konë, kontrata e tij me Yanbian ishte e pavlefshme, pasi nuk mori dokumentacionin e nevojshëm nga Flamurtari. Torrasa do të presë dokumentacionin dhe mësohet se i është drejtuar edhe FIFA-s, që t’i hapet edhe atij rruga e aktivizimit me të njëjtin ekip me të cilin nënshkroi Alla.

 

FIFA

Useini fiton gjyqin, Flamurtari i dorëzon dokumentet

Historitë e gjyqeve të futbollistëve që largohen nga klubet shqiptare, për shkak të problemeve financiare, shpesh zgjidhen me gjyq. Kjo i ka ndodhur së fundmi edhe Muhamed Useini, i cili i largua nga Flamurtari por nuk mori dot dokumentacionin. Ndërkohë që FIFA i ka dhënë të drejtë ish-lojtarit të Flamurtarit. Useini pretendoi se e kishte prishur kontratën në mënyrë të njëanshme me Flamurtarin, pasi nuk ishte paguar gjatë muajve të fundit. FIFA detyroi klubin vlonjate t’i jepte lojtarit dokumentacionin, ndërsa Useini  kishte gati firmën me skuadrën e Renovës në Maqedoni. Ai është rikthyer tek e njëjta skuadër, tashmë në pritje të debutimit.