KQZ shpërndan paratë e taksapaguesve për fushatën zgjedhore të partive politike

KQZ shpërndan paratë e taksapaguesve për fushatën zgjedhore të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Partitë politike përfitojnë financa nga taksapaguesit, për fushatë zgjedhore.

Nga Buxheti i Shtetit janë akorduar 190 milionë lekë gjithsej, ku pjesën më të madhe e marrin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, si forca e tretë politike, do të përfitojë mbi 27 milionë lekë, ndërsa PDIU 10 milionë dhe PSD 7 milionë lekë.

Presidentit i Republikës ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor. /l.k./

Foto Google