Kosova merr kurajë, pas refuzimit dhe mosnjohjes prej Spanjës

Kosova merr kurajë, pas refuzimit dhe mosnjohjes prej Spanjës
Europiani U-17/UEFA – Kundër autoriteteve spanjolle, që nuk e njohin Kosovën shtet 

UEFA, pas ankesës së presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, që përfaqësuesja kosovare të paraqitet me të gjitha simbolet e saj në turneun e Europianit U-17, mori një vendim penalizues për Spanjën.

Ndeshjet e Grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parashikuara të zhvilloheshin në Spanjë do të luhen në Zvicër.  Është ky vendimi i organizmit më të lartë të futbollit Europian. Gjatë Kongresit të UEFA-s, Ademi kërkoi nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle për të mos penguar skuadrën kosovare, por nuk pati sukses.  Në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, Greqia dhe Ukraina. Për këtë arsye UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.