KOSOVA/ Më 21 mars në Prishtinë, miqësore luksi me Danimarkën

KOSOVA/ Më 21 mars në Prishtinë, miqësore luksi me Danimarkën
Ecuria pozitive e Kosovës në Ligën e  Kombeve ka dhënë efektet e para.

Kosova nuk e ka pasur të vështirë që të gjejë në një miqësore brenda fushës së saj një ekip elitar si Danimarka, ndeshje që është planifikuar të luhet më 21 mars në Prishtinë ku edhe entuziazmi pritet të jetë i madh.

Për trajnerin e Kosovës Bernard Challandes, Danimarka shihet një test shumë i rëndësishëm, edhe si një kundërshtar që arriti deri në çerekfinale të Botërorit të fundit.

Kjo miqësore konfirmohet zyrtarisht dhe do të zhvillohet 4 ditë para fushatës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.