KOMBËTARJA/ Lista ndaj Turqisë, Panucci në Tiranë? Kujt ia vuri trajneri “syrin”?

KOMBËTARJA/ Lista ndaj Turqisë, Panucci në Tiranë? Kujt ia vuri trajneri “syrin”?
Chrsitian Panucci ka nisur zyrtarisht punën për ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020. Ai ka ardhur në Tiranë, duke hedhur poshtë zërat për të prishur kontratën me kuqezinjtë, pavarësisht zërave që e lidhin me ish-ekipin e tij të Romës.

Në këtë 1 vit e gjysmë, e kishim thënë që do bënim eksperimente. Nuk patëm përgjigjet e duhura, por tani bazën do e nisim nga diçka më e sigurt mbrapa. Do kemi një skuadër në mbrojtje, sepse mund të na sjellë tek suksesi,” – theksoi Panucci.

Lidhur me listën, që do të ketë gati ndaj Turqisë në muajin mars, ai premtoi se:  “Lista do jetë më e shkurtër, rreth 18-20 futbollistë.”  Floron Durmishaj po shënon në Greqi, sikurse Tomas Guidara është një arbëresh, që luan në Argjentinë, me të cilin ka folur dhe pritet të jenë risitë e Panucci.

Panucci ndoqi ndeshjen mes Kastriotit dhe Partizanit. Pas lojtarëve si Abazaj, Gavazaj, Lilaj, Guri, të cilët i thirri kur ishin pjesë e kampionatit shqiptar,  foli për kandidatë të tjerë si Asani? “Është i shpejtë dhe bën shumë punë, ndoshta.” Edhe Trashi shihet në planet e tij të së ardhmes.