KATEGORIA SUPERIORE/ “Realitet i turpshëm, ku sundojnë pazaret dhe klanet!”

KATEGORIA SUPERIORE/ “Realitet i turpshëm, ku sundojnë pazaret dhe klanet!”
Partizani fiton 1-0 ndaj Kamzës dhe mban distancën me Kukësin, surprizë e Luftëtarit në Laç. Mbijetesa bëhet edhe më e komplikuar, me Kamzën që ka reaguar ashpër

Nga Aranit Muraçi

Fitores së Kukësit 2-1 në Vlorë, Partizani i është kundërpërgjigjur me një fitore minimale ndaj Kamzës. mbetet e pandryshuar diferenca prej pesë pikëve mes kryesuesve dhe rivalëve kryesorë për titullin kampion, edhe pse javës së 20-të në Kategorinë Superiore.

Fatet e takimit në Kamzës i vendosi goli i Jasir Asanit, në mesin e pjesës së dytë. Kamza u përfol rrezikoi të mos zbriste në fushë para ndeshjes, pas problemeve financiare dhe pagat e prapambetura. Trajneri Ernest Gjoka pranoi se konflikti mes presidentit dhe kreut të Bashkisë, ka ndikuar në këtë gjendje, megjithatë ekipi i tij pavarësisht humbjes zbriti në fushë.  - “Njerëzit që e drejtojnë duhet të zgjidhin këtë situatë pasi ne nuk i zgjidhim dot në fushë. Nuk është çështje ultimatumi por duhet zgjidhur pasi njerëzit kanë nevojë të mbajnë familjet,’ – theksoi Gjoka pas humbjes me Partizanin. Pas ndeshjes klubi i Kamzës në një reagim zyrtar, klubi pretendoi se po hidhet balt mbi ta, duke akuzuar edhe mediat. “Mediat kanë nisur të bëjnë rrolin e matrapazit, pasi merren me aludime dhe nuk merren me arbitrat e ndeshjes ndaj Tiranës që vendosën në mënyrë të njëanshme atë sfidë me gjykimin skandaloz. Ata që kërkojnë të hedhin baltë mbi ekipin tonë me parë të “pastrojnë baltën” që i ka zënë syzet e tyre për të parë realitetin e turpshëm në fusha të  tjera ku sundojnë pazaret dhe klanet e turpshme anti-Kamza, por edhe dhuna, “cilësi” që kurrë s’ka qenë pjesë e jona, pasi Kamza ka qenë gjithmonë "Fair Play".”

Kamza pranoi se ndodhet në një moment të vështirë, por kjo s’do të thotë “se jemi dorëzuar”. “Nuk do të dorëzohemi ndaj asnjë pazari që bëhet në kurrizin tonë dhe ndaj asnjë maskarade të kurdisur ku dikush shikon i qetë këtë llumnajë të madhe.” Kamza shtoi se mediat duhet të pasqyrojnë realitetin e një skuadre të lënë në baltë nga Bashkia, “të cilën familja Qarri,  s’do ta lërë kurrë në këtë batak.” Duket se ka një krizë marrëdhëniesh me presidentin Naim Qarri dhe kryebashkiakut, Xhelal Mziu.

Gjithsesi, befasia ndodhi në Laç ku miqtë nga Gjirokastra fituan, një javë pas humbjes 5-1 me Kastriotin në fushën e tyre, bënë mrekullinë. Golat e fitores u shënuan nga Koconis 2′ dhe Aleksi 41′. Nën drejtimin e një trajneri të ri, Julian Ahmataj, Luftëtari me fitoren 2-0 ka ngjallur sërish shpresat e mbijetesës.  Humbja largon Laçin nga pretendimet për një vend në Kupat e Europës por forcon pozitat e Luftëtarit në garë për mbijetesë. Një javë pas humbjes me Kastriotin në shtëpi, ekipi gjirokastrite shkaktoi trajnerin Gentjan Mezani.

Në ndeshjet e tjera të javës që u zhvilluan të premten e të shtunën, Tirana barazoi me Teutën 1-1, rezultat që largon edhe më tepër “djemtë e detit” nga gara për titull, edhe pse Armando Vajushi ishte blerja e fundit e Teutës, mbi ambiciet e larta të këtij sezoni. Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Skënderbeut në një ndeshje me incidente dhe ku pati edhe reagime. Skënderbeu reagoi ashpër pas ngjarjeve dhe kërkoi që fajtorët të dënohen. Disa lojtarë korçarë pretenduan se janë dhunuar, ndërkohë që trajneri Orges Shehi, pas humbjes së radhës, pret votëbesimin e klubit. E vështirë mbetet situata tek Skënderbeu. Korçarët para humbjes me Kastriotin njoftuan se kishin arritur marrëveshjen me suedezët e Kalmar për transferimin e mbrojtësit Fidan Aliti në Allveskaen, transferim që vlerësohet në 150 mijë euro. Por përveç kësaj ane pozitive, duket e sigurt se Skënderbeu do t’ia dorëzojë kurorën, mes Partizanin e Kukësit, që shihen si dy pretendentët më seriozë.

Kategoria- Java e 20-të

Dje

Kamza-Partizani                1-0

Laçi-Luftëtari                      0-2

Të shtunën

Kastrioti-Skënderbeu     2-1

Flamurtari-Kukësi            1-2

Të premten

Tirana-Teuta                      1-1

Klasifikimi

Partizani               43

Kukësi                   38

Teuta                    35

Laçi                         31

Skënderbeu       30

Flamurtari           29

Tirana                    21

Luftëtari               20

Kastrioti               16

Kamza                   15

 

Trajnerët pas ndeshjeve

Julian Ahamtaj, trajneri i Luftëtarit:

“Sot pashë që një pjesë e mirë e lojtarëve ishin në pozita pune. Rezultatet do të jenë në varësi të asaj që ne do të shfaqim në fushën e lojës. Nuk e kemi luksin të nënvlerësojmë.  Ajo që më bëri ta marr skuadrën, është boshti i saj. I njoh shumë lojtarë.  Kemi përdorur disa skema në këtë ndeshje, nga 4-3-3 në 4-1-4-1. Loja jonë funksionoi dhe nuk kemi pse të ndryshojmë në vazhdim. Fili dhe Xhekson? Kanë kualitet në lojën sulmuese, edhe pse nuk mbrojnë shumë mirë.”

Ernest Gjoka, trajner i Kamzës:

Jam i kënaqur me të gjithë që luajtën në fushë sot. Ata zbritën dhe u angazhuan maksimalisht. Kam vendosur t’i jap edhe pak kohë presidentit Qarri, që të qetësojë skuadrën dhe të vijojmë punën në mënyrë normale. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë normalisht që unë i pari do të rishikoj pozicionin tim.  Nuk është një paralajmërim për dorëheqje, por nga ana tjetër, por e pamundur të punosh gjatë, kur ke në dispozicion 20 lojtarë që vijnë vetëm fizikisht në stërvitje.

Skënder Gega, trajner i Partizanit:

“E vërtetë që nuk po i zgjidhim lehtë dhe shpejt ndeshjet. Është luks që me Kamzën dhe ekipe të tjera, ta mbyllësh që në pjesën e parë. Jam i kënaqur me atë që po bën ekipi. Rëndësi ka që Mala, Bardhi, Mensah, të gjithë po përmirësohem. Edhe kur kemi pasur raste të vështira, i kemi zgjidhur me lojtarë që nuk janë tipik për gola. Nuk më pëlqeu loja në sulm. Edhe ndryshimet, nuk është se adoptohen të gjithë shpejt. Gjithsesi, jam i kënaqur për 3 pikët.”

 

Besnik Prenga, trajneri i Laçit:

“Nuk funksionoi asgjë, ra çdo gjë që në minutën e parë. Kundërshtari erdhi dhe tregoi më të mirën e tij. Përgjegjësinë  e mbaj unë. Çdo rezultat tjetër nuk do ta meritonim. Nuk mendoj se na vunë në gjumë, ne kemi shumë çuna të rinj në ekip. Nuk na vuri në gjumë rezultati  1-5 i Luftëtarit javën e shkuar. Humbja , të shpresojmë që është vetëm një ditë e tillë.”