KATEGORIA SUPERIORE/ Një rus në Gjirokastër, Luftëtari kërkon shpëtim

KATEGORIA SUPERIORE/ Një rus në Gjirokastër, Luftëtari kërkon shpëtim
Sulmuesi Ardit Hoxhaj la Skënderbeun për t’u bashkuar me Luftëtarin, por nuk ka qenë kjo surpriza e fundit për gjirokastritët, që pas disa largimeve janë duke u përforcuar me qëllim që të sigurojnë mbijetesën.

Futbollisti rus Vladimir Esin ka arritur akordin me drejtuesit e Luftëtarit, si përforcim i fundit.

Një futbollist 24-vjeçar, sulmues i krahut të majtë është aktivizuar deri tani me skuadra të kategorive inferiore në Rusi.

Trajneri Julian Ahmataj për ndeshjen e radhës me Flamurtarin, ka në dispozicion disa lojtarë të huaj, që janë afruar gjatë dimrit.

Java e 21-të/ 9 shkurt

(17:00) Partizani-Kastrioti

10 shkurt

(14:00) Kukësi-Tirana

(14:00) Luftëtari-Flamurtari

(17:00) Teuta -Kamza

11 shkurt

(14:00) Skënderbeu- Laçi