Kameleoni i rrokut!

Kameleoni i rrokut!
Ka një këngëtar në Shqipëri, i cili ndoshta nuk ka ndërruar shumë rrymën muzikore në të cilën këndon e të cilën e ka dashuri të vjetër, muzikën rrok alternativ.

Por ai ka ndryshuar shumë dhe shpesh një detaj në pamjen e tij të jashtme.

Bojken Lakon e shikon në çdo aktivitet ose event me një model ose ngjyrë të re flokësh.

Në fillimin e viteve ’90 ai ishte një djalë me flokë normale, pak të gjata e ngjyrë gështenjë.

Ishin kohët kur ishte solist në grupin e djemve “Fishhook”.

Po në ato kohë e shikoje edhe me flokë të gjata, stil i viteve ’60, më i dobët e i hequr në portret por me një sharm unik.

Por ja që nuk u mjaftua me kaq dhe Bojken Lakon e has të rruajë flokët anash e pjesën e sipërme e gjen herë bionde të thellë, herë të zezë e herë të kuqe.

Por me ngjyrë të gjelbër në flokë nuk e kishim menduar por ja që Bojkeni na tregoi se është ende në eksplorim të ngjyrave për flokët e tij, ndaj presim një ngjyrim mavi ose rozë e kjo nuk do të na habiste më.