Juventus "në hall", Ronaldo dëmtohet para ndeshjes me Atletikon në Champions

Juventus "në hall", Ronaldo dëmtohet para ndeshjes me Atletikon në Champions
Duket se Juventus po përballet me një tjetër problem pas humbjes 2-0 ndaj Atletiko Madrid në Champions.

Ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur në stërvitjen e skuadrës këtë të mërkurë, pasi ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës.

"Cristiano dhe Douglas Costa punuan në periferi. Për CR7, ekzistojnë teste të planifikuara të mërkurën dhe të enjten në një goditje në kyçin e majtë që ai pësoi gjatë ndeshjes me Bolonjën. Douglas Costa është duke u rikuperuar nga një problem i kofshës marrë dy javë më parë në ndeshjen kundër Parmës", thuhet në një njoftim të klubit bardhezi.

Dëmtime që mund të ndikojnë në humorin e skuadrës italiane, e cila javën e ardhshme luan ndaj Atleticos së Madridit një biletë për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League./f.ç/Albanian Free Press Online/