Juve-Barça, Ronaldo-Messi, çfarë epërsish!

Juve-Barça, Ronaldo-Messi, çfarë epërsish!
Dy nga lojtarët më të mirë në botë pas javës së 22-të të Sera A dhe La Liga ngjiten në krye të golashënuesve bashkë me ekipet e tyre që udhëheqin bindshëm dy nga ligat më të forta në botë

Nga Aranit Muraçi

Largimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventus ka dhënë efektet e para. Ky largim po i jep mundësi Lionel Messi, të mos e diskutojë vendin e tij si krye-golashënues në Spanjë, sikurse nuk po i jep mundësi Realit të gjejë ende pasuesin e portugezit, teksa nuk ka ende asnjë golashënues në Spanjë. Nga ana tjetër, nuk ka vend në Itali për ndonjë pretendent tjetër, që ta fitojë podiumin si snajperi më i mirë i kampionatit italian përveç Ronaldos.  Java e 22-të në Seria A, pavarësisht se Juve la dy pikë në barazimin 3-3 me Parmën, konfirmoi Ronaldon me dopietën e tij, si favorit për të qenë pretendent i “këpucës së artë”.  Leo Messi shëno gjithashtu dy gola në barazimin e fundjavës, 2-2, ndaj Valencia, duke thelluar diferencën me si krye-golashënues me shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez. Për asin katalanas shihet më e lehtë gara për ta mbyllur sezonin si krye-golashënues.

Edhe sa i përket valles për titullin kampion, pas Juves në Itali, është Barcelona, që po thellon diferencën me ndjekësit më të afërt. Barcelona la dy pikë në ndeshjen e javës së 22-të, por ndjekësi më i afërt, Atletico humbi 1-0 me Betis, ndërsa me fitoren 3-0 ndaj Alavesh, Real Madrid blindon vendin e tretë dhe futet në valle, tetë pikë pas Barcelonës.

 

Seria A (klasifikimi)

Juve                       60

Napoli                   51

Inter                      40

Milan                     36

Roma                    35

Golashënuesit

Cristiano Ronaldo (Juve)                               17

  1. Quagliarella (Sampdoria) 7
  2. Zapata (Atalanta) 6
  3. Piątek (Milan) 11
  4. Milik (Napoli) 4

 

La Liga (klasifikimi)

Barcelona            50

Atletico M.          44

Real M.                 42

Sevilla                   36

Golashënuesit

  1. Messi (Barca) 21
  2. Suárez (Barca) 15

C. Stuani (Girona)            12