“Jam gati!” Amir Abrashi rikthehet ndaj Turqisë

“Jam gati!” Amir Abrashi rikthehet ndaj Turqisë
Pas një vit dëmtimit testi i durimit kalon me sukses për mesfushorin energjik të Kombëtares Amir Abrashi. Mesfushori pasi luajti 90 minuta me Frajburg, tregon kohën e vështirë të rikuperimit 

Nga Aranit Muraçi

Për gati një vit Amir Abrashi ishte vetëm një spektator në ndeshjet e Bundesligës, me Freiburg. Në fundjavë, 28-vjeçari u rikthye në barazimin 0:0 ndaj Schalke, pas dëmtimit të gjatë. Për herë të parë në skuadër, ai luajti për 90 minuta.

Vetëm fitorja mund të kishte rritur gëzimin e tij pas rikthimit. Mesfushori energjik, ndoshta termi që përshkruan më së miri Amir Abrashin me një fjalë, dhe që zbatohet prej tij edhe jashtë fushës, ka entuziazmuar tifozët e skuadrës gjermane.

Por edhe Kombëtaren dhe tifozët kuqezi, para kualifikueseve “Euro 2020”.

Në njëmbëdhjetë muajt e fundit, ai kaloi shpesh probleme dëmtimi.

Në mars 2018 ligamenti i tij u këput në ndeshjen ndaj Hertha BSC, për herë të dytë në karrierë, pas vitit 2011.

Në fillimin e nëntorit, iu kthye stërvitjes së plotë.

“Uljet dhe ngritjet ishin të çmendura, por e dija këtë proces”, thotë shqiptari i lindur në Zvicër. Përveç kësaj, personalisht punoi me fizioterapistin që njohu në Aarau, të cilin ai e njihte që në kohën kur luante me Zurih. “Ai më shtyu dhe gjithmonë, më nxiti deri në riaftësim.”

Gjatë përgatitores në Spanjë, në fillim të janarit, 28-vjeçari ishte kthyer për një miqësore për herë të parë. Para ndeshjes ndaj Mainz ai ishte më i emocionuar se para rikthimit në Bundesligë kundër Schalke.

Abrashi thotë: “Shpresoja çdo ditë të rikthehesha. Sa më parë. Tani, jam shumë i lumtur që kam luajtur ndaj Schalke si barabartë me të tjerët, për 90 minuta”.

Pavarësisht pengut për fitore, Abrashi luajti mjaft mirë pas gati një viti durimi. Gjendja shpirtërore e tij vazhdon të rritet, ndërsa ai kërkon që të kthehet tek fitorja me  Freiburg, ndoshta të shtunën kundër rivalëve të drejtpërdrejtë, FC Augsburg. Dhe në mars e pret rikthimi në Kombëtaren shqiptare.

Trajneri Christian Panucci do të ketë në mesfushë një ndër lojtarët më të mirë kuqezi, që për të njëjtën arsyem, shkaku i dëmtimit, nuk e pati gjatë Ligës së Kombeve.

Eksperienca që ka me kuqezinjtë si dhe fakti që Abrashi pas dëmtimit po aktivizohet në Bundesligën gjermane, është lajm tjetër i mirë për Shqipërinë, në vigjilje të “Euro 2020”.