ITALI/ Ditëlindja e 25-të, Hysaj qëndron dhe zbulon miqtë te Napoli 

ITALI/ Ditëlindja e 25-të, Hysaj qëndron dhe zbulon miqtë te Napoli 
Mbrojtësi Elseid Hysaj, pavarësisht ofertave nga Chelsea, Inter dhe Arsenal, do të mbetet pjesë e Napolit.

Ai është ende në kontratë me ekipin e Seria A, kartonin e të cilit klubi nuk e shiti pavarësisht interesimit.

Elseid Hysaj luajti titullar në fitoren e fundit 3-0, të Napolit, ndaj Sampdorias.

Napoli përfitoi nga barazimi 3-3 i Juventus, për të ngushtuar diferencën në 9 pikë.

Rikthimi i Hysaj i përkoi edhe ditëlindjes së tij.

Mbrojtësi kuqezi festoi 25-vjetorin e lindjes, pas ndeshjes, me miqtë e ekipit.

Mario Rui, Kalidou Koulibaly dhe Dries Mertens, ishin të ftuarit në ditëlindjen e Hysaj.