Ish-ministri i Drejtësisë: Do ta votoj programin ekonomik të Bashës që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij

Ish-ministri i Drejtësisë: Do ta votoj programin ekonomik të Bashës që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij
Pas prezantimit të programit ekonomik nga Partia Demokratike ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke deklaruar se do ta votonte këtë program.

Në një mesazh në rrjetin social Manjani shkruan: “Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit.

Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.

Jam 100% dakord me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti!

Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij”. /l.k./