Ish-Mbrojtësi legjendar: Do të ketë më shumë tifozë, Tirana do të fitojë derbin

Ish-Mbrojtësi legjendar: Do të ketë më shumë tifozë, Tirana do të fitojë derbin
Të premten Tirana pret Partizanin në derbin e madh të kryeyqtetit. Por si e shohin ish-lojtarët e shquar ndër vite këtë ndeshje?

Nga Nevil Dede

“Mendoj që do të prodhojë mbi të gjitha emocione. Derbi të jep një kënaqësi të veçante dhe edhe ata që nuk janë tifozë me këto dy ekipe, mezi e presin. Bën lajm dhe mbi të gjitha është vitrine e futbollit shqiptar. Trajneri Mema ka krijuar harmoni dhe grupi po funksionon. Pikërisht trajneri është arma më e fortë e kësaj Tirane.  Dua të jem i sinqertë dhe Tirana ka pak probleme në mbrojtje."

"Nëse nuk merr gol, atëherë do të jetë e thjeshtë për Tiranën. Tirana luan edhe pa ndonjë trysni të madhe, pasi është larg zonës së rënies. Për më tepër është pritëse dhe do të ketë më shumë tifozë, ndaj mendoj se Tirana do të fitojë derbin. Kjo është një ndeshje për të gjithë, ku të gjithë duhet të festojnë dhe të gëzojnë. Me këtë derbi ndjehemi të gjithë të kënaqur dhe nuk mendoj se do të ketë histori të tilla. Pavarësisht rezultatit, të gjithë do ta shijojnë këtë sfidë."

Nevil Dede, ish-mbrojtës, kapiten dhe trajner i Tiranës, aktualisht trajner i Kombëtares U-19